Patrulla policore derisa ishte në pikë kontrolli kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit në fshatin Mlik të Dragashit, dhe menjëherë kanë reaguar duke takuar një bari, i cili po ruante delet dhe në momentin kur i rrezikohet kopeja prej ujqërve ka shtëne dy herë në drejtim të ujkut.
Gjatë verifikimit dhe kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole kalibrit 7.65 mm, pa fishek.
Gjithashtu, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një ujk të mbytur nga qenët e bariut.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt