qeveria e kosoves 121 560x374 - ​Liberalizimi i vizave vështirë se mund të ndodh edhe në vitin 2019

Herë në qershor, herë në fund të vitit dhe herë në fillim të vitit të ardhshëm; krejt këtë kohë qytetarët kanë prit një lajm pozitiv se do të mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Pritja është theksuar kur politikanët kosovarë kanë dhënë afate të tilla për liberalizim të vizave.

Por ndërkombëtarët janë ata qëçdo herë kanë qenë të rezervuar në dhënien e afateve. Në këtë kohë kur Kosova është në ditët kritike sa i përket liberalizimit të vizave, njohës të politikës në Kosovë dhe të të drejtave të njeriut, vlerësojnë se nuk do të ketë viza as këtë vit, dhe se deklarimet e politikanëve në Kosovë janë bërë për interesa partiake.Tash e sa vjet qytetarët e Kosovës presin që të jenë tëbarabartë me ata të shteteve të tjera sa i përket lëvizjes së lirë.Ata që qeverisin me vendin në vazhdimësi shprehën optimist se ky proces i tej-zgjatur do të përfundojë brenda një kohe të shkurt dhe që do të rezultojë me lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Deklarimi i fundit erdhi nga shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj i cili ditë më parë tha në fund të vitit do të marrim një lajm të mirë për vizat. Madje, ai edhe ka lutur të gjitha partitë opozitare të japin mesazhe pozitive për liberalizimin e vizave, pasi nuk ka arsye me qenë pesimist.Ndërkohë që partitë opozitare thonë se liberalizimi nuk ndodh njëherë dhe kritikojnë pushtetin që në vazhdimësi jep data për përfundimin e këtij procesi.Për Behxhet Shalën, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në Kosovë është bërë lojë me çështjen e liberalizimit të vizave, edhe nga pozita edhe nga opozita.

Tutje, ai thotë se për dështimin e vizave përgjegjësi kanë edhe vendorët edhe ndërkombëtarët.
Ndërkohë që përmend edhe bisedimet Kosovë-Serbi ku thotë se çështja e vizave mund të përdoret kusht për këtë temë.Ndërkohë, Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) ka dalë me një hulumtim ku sqaron hapat e mbetur deri në përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Sipas, Demush Shashës nga EPIK, vendimmarrja nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian Kosovën, është pothuajse e pamundur të përfundoj brenda këtij viti, e madje edhe në 2019’ën.Ai thotë se hyrja në vitin 2019 pa sqarim për liberalizim të vizave do të jetë jashtëzakonisht komplekse.
Ndërsa, sipas analistit politik, Behlul Beqaj, dhënia e afateve kohore nga politikanët kosovarë është edhe një tjetër dëshmi se sa janë jo serioz.Ditë më parë, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, NataliaApostolova këshilloi politikanët kosovarë që mos të zotohen lidhur me afatet kohore për liberalizimin e vizave, meqë, siç tha ajo tani ky proces është në duart e shteteve anëtare.
Kujtojmë se Kosova është i vetmi vend që i është vënë kusht për liberalizimin e vizave, demarkimi i kufirit me një shtet tjetër (Malin e Zi).Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është tani në dorën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që pritet të votojnë për apo kundër liberalizimit.Në maj të vitit të ardhshëm mbahen zgjedhjet brenda Parlamentit Evropian, ndërkohë që është edhe çështja e Brexit, e këto pritet të konsumojnë vëmendjen e të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, diçka që mendohet se e vështirëson procesin e Kosovës nëse nuk ka ndonjë vendimmarrje deri atëherë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.