Qentë kërkojnë shpesh vëmendje, por kur nuk e marrin atë, ata gjejnë mënyra tjera.
Bean dukej se ishte lodhur nga pronari i tij që vazhdimisht shikonte në telefonin e tij mobil dhe vendosi t’ia heqë nga dora. Pronari i tij e zgjedh telefonin e tij përsëri, por Bean vazhdon t’ia largojë.
Videoja është dëshmi se qentë në të vërtetë mund të bëhen xhelozë – dhe jo vetëm për ju dhe telefonin tuaj celular.
Sipas rover.com, qentë kanë më shumë gjasa të bëhen xheloz kur ka gjëra të reja në vazhdim – shtëpi të re, fëmijë të ri, kafshë të reja.
Për të ndihmuar në luftimin e xhelozisë ju duhet të rriteni aftësitë tuaja të stërvitjes, duke i mësuar qenit tuaj ‘ta lërë atë’.
Gjëja më e keqe që mund të bëni është t’i nënshtroheni përpjekjeve të qenit tuaj për të tërhequr vëmendjen.
Rover.com sugjeron se kur qeni juaj bëhet xheloz, gjëja më e mirë është të dilni thjesht nga dhoma. /kp/Telegrafi/