Artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ditë më parë paralajmëroi projektin e ri muzikor.
Ndërsa tani duket se ka finalizuar këtë këngë, teksa njoftoi se do lansohet ditën e nesërme (e premte).Ë
Lajmin e bëri të ditur përmes disa postimeve të njëpasnjëshme që ka ndarë në InstaStory.
“E premte në ora 15:00, një familje”, ka shkruar ai në njërin postim.
Ndërkohë që në tjetrën fotografi zbulon pak më shumë nga videoklipi se si do duket ai.
2 Ton (Foto: Instagram)
Sa i përket projekteve të fundit, “Veç me ty” është prurja e fundit e lansuar nga 2 Ton.
Kënga për vetëm pak javë ka mbledhur mbi dy milionë klikime në YouTube.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.