lenny kravitz ende ka marredhenie te mira me ish bashkeshorten 560x416 - Lenny Kravitz ende ka marrëdhënie të mira me ish-bashkëshorten
  • Një nga rokerët e preferuar të ditëve të sotme, Lenny Kravitz ishte i martuar me aktoren Lisa Bonet.

Kohët e fundit në ballinën e revistës Rolling Stone është shfaqur e bija e këngëtarit dhe aktores, Zoe Kravitz, të cilën gjë e kishte bërë vite më parë Lisa.

Ata u takuan në vitin 1985 në prapaskenë të një koncerti. Gjatë dy viteve të ardhshme, ata ishin vetëm miq. Romancën e filluan në vitin 1987, kur ata filluan të jetojnë së bashku.

lenny kravitz ende ka marredhenie te mira me ish bashkeshorten - Lenny Kravitz ende ka marrëdhënie të mira me ish-bashkëshorten

Çifti u martua në Las Vegas, dhe në atë kohë, Lisa ishte vetëm 20-vjeçare. Një vit më pas në jetë erdhi vajza e tyre, Zoe.

Lisa ishte një yll i madh në atë kohë, duke u paraqitur në “The Cosby Show”, kjo bëri që Kravitz të merr edhe më shumë vëmendjen e mediave rozë.

Për fat të keq, Lenny dhe Lisa kishin vendosur të shkurorëzohen në vitin 1993 dhe mediat kanë raportuar se mes tyre kishte lindur pabesia.

Lexo po ashtu:

Për ish-bashkëshorten e saj, Lisa thotë se ka vetëm fjalë miradije dhe lavdërime. “Lisa dhe unë jemi miqtë të mirë. Sot, ne jemi një familje e madhe dhe e lumtur. Zoe është më e rëndësishmja”, tha dikur roker.

Ndryshe, rokeri ka qenë i lidhur edhe me Vanessa Paradis, Adriana Limën dhe Kylie Minoguen dhe për një kohë ishte i fejuar me aktoren, Nicole Kidman. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com