testet tregojne se po dobesohet jetegjatesia e baterise ne telefonat e rinj 560x416 - Testet tregojnë se po dobësohet jetëgjatësia e baterisë në telefonat e rinj
testet tregojne se po dobesohet jetegjatesia e baterise ne telefonat e rinj - Testet tregojnë se po dobësohet jetëgjatësia e baterisë në telefonat e rinj

Edhepse telefonat e kohës tonë janë më të zgjuar dhe më të fuqishëm, gjëra të thjeshta dhe themelore si bateria do të duhet të përmirësohen poashtu.

Ndërkohë që po shohim ndryshime të tilla si futja e teknologjisë së shpejtë e ngarkimit, jetëgjatësia e baterisë duket të jetë duke u dobësuar, të paktën kështu rezulton sipas një testi të kryer nga Geoffrey A. Fowler i Washington Post.

Në testin e tij, Fowler mori 13 pajisje që ishin një përzierje e pajisjeve të lansuara në 2017 dhe 2018, dhe testoi jetën e tyre të baterisë.

Bazuar në gjetjet e tij, duket se ekzistojnë disa pajisje premium të vitit 2018 që në të vërtetë kishin një jetëgjatësi më të shkurtër të baterisë në krahasim me homologët e tyre të vitit 2017, gjë që sugjeron që bateritë e telefonave nuk po mund të ndjekin hapin e performancës.

Për shembull, iPhone Xs Max kishte një jetëgjatësi prej 10 orë e 6 minuta, por iPhone 8 Plus i 2017 kishte një jetëgjatësi prej 10 orë dhe 10 minuta.

Duke pasur parasysh se diferenca prej katër minutash mund të jetë brenda kufijve të gabimit, për Pixelin 2018, jeta e baterisë u provua të jetë 8 orë dhe 28 minuta, e cila u eklipsua nga Pixel 2 dhe Pixel 2 XL që zgjatën 9 orë e 57 minuta dhe 9 orë dhe 26 minuta respektivisht.

Duhet të theksohet se në testet e Fowler, janë matur kohët e shfletimit të internetit. Duke pasur parasysh se ne bëjmë më shumë sesa shfletimi i uebit në telefonat tanë, nuk mund të thuhet se kjo është plotësisht e saktë.

Gjithashtu, jo të gjitha telefonat performuan tmerrësisht në test. iPhone XR kryesoi listën e testeve në 12 orë dhe 25 minuta, ndërsa Samsung Galaxy Note 9 zgjati 12 orë të tëra, 3 orë më shumë se sa Galaxy S9 +. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com