Demi Lovato kohët e fundit ka dal nga qendra e rehabilitimit shkaku i varësisë nga alkooli dhe substancat narkotike.
Këngëtarja është fotografuar jashtë qendrës së rehabilitimit, edhe atë në shoqëri të një mashkulli.
Dyshja u fotografuan duke i mbajtur duart njëri-tjetrit dhe dukej qartë se po e shijojnë këtë moment çdo minutë.
Në fakt, bëhet fjalë për stilistin e veshjeve, Henry Levy, i cili para gjashtë vjetëve themeloi markën ‘Enfants Riches Deprimes’.
Ndryshe, bukuroshja ishte në qendër të rehabilitimit prej 90 ditësh dhe nuk dihet nëse ka dalë përfundimisht.
Kujtojmë se 26-vjeçarja amerikane për pak humbi jetën më 24 korrik pas një mbidoze. /Telegrafi/