Përditësimi që ka pësuar AMG-GT R, është gati të prezantohet në panairin e Los Angelesit

Për një kohë të gjatë, e kemi ditur se prodhuesi gjerman Mercedes, është duke përgatitur një version të ri për AMG-GT R, që tashmë është shumë agresiv, transmeton Telegrafi.

Super-makina është parë disa herë teksa testohej nën shtresat për kamuflazh, teksa së fundmi është konfirmuar se do të prezantohet në LA Auto Show.

Kjo makinë që do ta shohim gjatë javës që vjen, thuhet se do të jetë më e fuqishme se AMG GT3 dhe AMG GT4, ndërsa është shumë më e fokusuar në pistë.

Asnjë detaje tjetër nuk është bërë i ditur, vetëm se në imazhet zyrtare të shpërndarë së fundmi nga Mercedes, shihen hapjet që ia kanë rritur aerodinamikën.

Shtresat e kamuflazhit, nuk kanë mundur t’ia fshehin krahun e ri, si dhe disa linja të shtuara. Detajet e Mercedes-AMG GT R, do t’i kuptojmë gjatë një konference për shtyp më 20 nëntor. /Telegrafi/

mercedes amg gt r eshte gati qe te prezantohet ne la auto show foto - Mercedes-AMG GT R është gati që të prezantohet në LA Auto Show (Foto)

mercedes amg gt r eshte gati qe te prezantohet ne la auto show foto 1 - Mercedes-AMG GT R është gati që të prezantohet në LA Auto Show (Foto)

mercedes amg gt r eshte gati qe te prezantohet ne la auto show foto 2 - Mercedes-AMG GT R është gati që të prezantohet në LA Auto Show (Foto)

mercedes amg gt r eshte gati qe te prezantohet ne la auto show foto 3 - Mercedes-AMG GT R është gati që të prezantohet në LA Auto Show (Foto)

mercedes amg gt r eshte gati qe te prezantohet ne la auto show foto 4 - Mercedes-AMG GT R është gati që të prezantohet në LA Auto Show (Foto)

mercedes amg gt r eshte gati qe te prezantohet ne la auto show foto 5 - Mercedes-AMG GT R është gati që të prezantohet në LA Auto Show (Foto)


www.foxshop-ks.com