rsz 18ferizaj 2 660x3301 560x330 - Agim Aliu në FSK, uron themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar nga nënkryetari, Naim Ferati, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili vizituan Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj për të uruar Gjeneralen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Irfete Spahiun dhe gjithë drejtuesit e pjesëtarët e FSK-së për vendimin e disa ditëve më parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për transformimin dhe avancimin e FSK-në në Ushtri të Kosovës, me mandat të mbrojtjes territoriale.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu ka uruar për këtë hap historik për shtetndërtimin e vendit tonë duke u shprehur se kjo ëndërr e kamotshme e brezave u bë realitet, e që Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni që bënë krenar gjithë qytetarët e vendit tonë.

Në anën tjetër, Gjeneralja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Irfete Spahiu ka falënderuar për urimin të parin e Ferizajt, Agim Aliu dhe pjesëmarrësit tjerë në takim, duke thënë se Ushtria e Kosovës është forca e qytetarëve dhe profesionalizmi i vënë në shërbim të mbrojtjes së vendit, me ç’rast ndau mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional me Komunën e Ferizajt.


www.foxshop-ks.com