Të hënën, Ferizaj pritet t’i fillojë stërvitjet për stinorin pranveror.
Në stërvitje, priten të jenë futbollistët që kanë qenë pjesë e skuadrës në stinorin vjeshtor, raporton Zëri.
Stërvitjet do t’i udhëheqin Burim Qerkini dhe Jeton Bislimi.
Kurse, trajneri i ri i Ferizajt do të zgjedhet së shpejti, dhe klubi ka bërë të ditur se është mjaft i njohur.
Stërvitjet do të fillojnë në ora, 13:00 te stadiumi me bari sintetik.
Gjithashtu, prej të hënës, priten përforcime mjaft të forta, gjithnjë sipas njoftimit të klubit ferizajas në Facebook.