51486723 2161780473867776 6233743828658946048 o1 560x416 - Punë e jashtëzakonshme për mjedisin, largohen rreth 400 tonelata mbeturina

Edhe pse aksioni i shtrirë në mbarë vendin për pastrimin e ambientit “Ta pastrojmë Kosovën” ka përfunduar tash e sa kohë, në akordim të plotë me politikat lokale mjedisore dhe insistimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu, ekipet e mirëmbajtjes nga KRM “Pastërtia” dhe “Ambienti” po vazhdojnë me intensitet të lartë angazhimin në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave. Një aktivitet të tillë ata sot e realizuan në zonën prapa Shkollës së Mesme Ekonomike “Faik Konica”, përkatësisht pranë Universitetit të Shkencave tē Aplikuara në Ferizaj si dhe në rrugën “Uran Tinova”.

Nga puna disa orëshe e punëtorëve të palodhshëm të “Pastërtisë” dhe “Ambientit”, ku të pranishëm për të mbikqyrur punën e tyre ishin edhe krerët e këtyre kompanive u larguan rreth 400 tonelata mbeturina të ngurta të grumbulluara për një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Këtë e konfirmoi drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Arben Halili.

Komuna e Ferizajt para pak javësh u zgjodh komunë kampione në garën republikane për angazhimin në pastrimin e mjedisit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, me ç’rast përfitoi grant në vlerën 150,000.00€.

Autoritetet lokale i bëjnë thirrje qytetarëve që të ruajnë mjedisin nga ndotja, duke denoncuar rastet në Inspektoratin e Komunës, në të kundërtën do të zbatohen gjoba të ashpra kundrejt ndotësve.


www.foxshop-ks.com