Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të pandehur me inicialet M.S., dhe S.S., nga komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje, pas një mosmarrëveshje që kishin me të dëmtuarën R.T., kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas aktakuzës, fillimisht e pandehura M.S., e kap për krahu dhe flokë duke e goditur me duar dhe këmbë të dëmtuarën R.T., ku pastaj edhe i pandehuri S.S., e godet në pjesë të ndryshme të trupit, me çka nga këto goditje e dëmtuara kishte pësuar lëndime të lehta trupore.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.