Ferizaj me përgatitjet që ka bërë do t’i kalojë me sfida më lehtë të menaxhueshme vërshimet eventuale.
Kjo për faktin se me përkushtimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, kompanive publike dhe ndihmën e komunitetit, ka arritur të hapë rreth 3 kilometra kanal kullues në zonat potencialisht të vërshuar në fshatin Tërrn, Pleshinë, hapësirën afër Parkut të Lirisë dhe hapësira të tjera përgjatë territorit të Ferizajt.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, tha se ky aktivitet do të vazhdojë deri në hapjen e gjithë kanalit kullues dhe lidhjes me kanalizimin e ujërave atmosferike, në mënyrë që vërshimet eventuale të mos shkaktojnë dëme në ekonomitë familjare dhe kulturat bujqësore.
Ai apeloi te qytetarët që të kujdesen për mjedisin, për të mos lejuar bllokimin eventual të këtyre kanaleve, mbyllja e së cilave kërcënon me përmbytjen e këtyre zonave.