Komuna e Ferizaj 695x3101 560x310 - Inspektorati mbyll furrën në Ferizaj, shkak kushtet hixhienike

Inspektorati në Ferizaj ka mbyllur një furrë buke për shkak të mosplotësim të kushteve për punë.

Sipas njoftimit të Komunës në këtë furrë është konstatuar se ka mungesë të kushteve elementare për punë dhe shërbim ndaj konsumatorëve.

Siç bëhet e ditur një njoftimin e Komunës, koordinatori i inspektoratit Ridvan Berisha ka thënë se këto masa janë ndërmarrë duke treguar një kujdes për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Për shkak të mos-higjienes, mos pajisjes me pëlqim sanitar, mos pajisjes së punëtorëve me libreza sanitare, moskryerjes së dezinesktimit dhe deratizimit kemi vendosur që ta mbyllim një furrë buke në Ferizaj duke treguar kështu kujdesin maksimal për shëndetin e qytetarëve dhe kështu do të vazhdojmë edhe me inspektime të tjera për të qenë në funksion të zbatimit të ligjeve në fuqi” citohet të ketë thënë Berisha.

furra1 - Inspektorati mbyll furrën në Ferizaj, shkak kushtet hixhienike

Në njoftim në Facebook bëhet e ditur se aksionet e inspektoratit komunal në Ferizaj kanë qenë të shpeshta

“Vazhdojnë të jenë të vëmendshëm zyrtarët komunalë të kësaj fushe për të vënë kështu një rend e rregull në gjithë tregun e Ferizajt”, thuhet tutje në njoftim.

furra21 - Inspektorati mbyll furrën në Ferizaj, shkak kushtet hixhienike


www.foxshop-ks.com