Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një aksion nëpër lokale, në qytetin e Ferizajt.
Pjestarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë vëzhguar nga afër situatën nëpër kafenetë e Ferizajt.
Në videon e siguruar nga Indeksonline, shihet se qytetarët po e shfrytëzojnë orën e fundit për të lëvizur lirshëm, teksa u panë edhe pjestarë të kësaj njësie duke hyrë në një lokal.