Kosova do të rikthehet sonte të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndaj Sllovenisë me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
“Dardanët” do të ”ngrejnë kokën” lartë pas humbjes ndaj Maqedoninë e Veriut dhe ndeshjeve pa fitore.
Kosova nuk e ka nisur aspak mirë Ligën C të kombeve – pasi ka humbur ndaj Greqisë dhe ka barazuar me Moldavinë 1-1.
Trajneri Bernand Challandes do të mundohet të kthejë “buzëqeshjen” – pas gjashtë ndeshjeve pa fitore.
Janë publikuar formacionet zyrtare atje ku ka ndryshime. Nuhiu nuk do të jetë në qendër të sulmit, por në vendin e tij do të jetë Kololli. Nga minuta e parë do të jetë edhe Edon Zhegrova dhe Leart Paqarada.
Muric. Hadergjonaj, Dresevic, Aliti, Paqarada, Shala, V.Berisha, Zhegrova, Celina, Zeneli, Kololli.