Mbi 70 mijë pensionistë në Kosovë, nuk do të përfshihen në amandamentin për tërheqjen e 10% të mjeteve në kursimet jetësore.
Në kuadër të Rimëkëmbjes Ekonomike qeveria e Kosovës, ka miratuar këtë amandament përmes të cilit u lejohet qytetarëve që të tërheqin 10% të mjeteve të tyre në Trust.
Mirëpo nga kursimet në Trust, këtë shumë nuk do të mund ta tërheqin edhe pensionistët, shkruan Gazeta inFokus.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë për Gazetën inFokus se në momentin kur një personi i autorizohet pensionimi ai automatikisht nuk ka më mjete në Trust.
“Ata që pensionohen nuk kanë më mjete në Trust, në momentin që i autorizohet pensionimi të gjithë mjetet i barten në bankë, rrjedhimisht nuk ka më mjete në Trust dhe nuk ka çfarë të marrë nga Trusti. Pra pensionistët nuk mund të aplikojnë për tërheqjen e 10%”, ka deklaruar Demi për Gazetën inFokus.
Aktualisht në Trust janë mbi 70 mijë pensionistë, të cilët marrin pensione bazike të moshës.