Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Ferizajn ku është takuar me kreun e komunës, Agim Aliu.
Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj është shprehur se ndërtimi i Spitalit në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim që të përfundojë sa më shpejtë.
“Bashkë me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore. Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i tij.
Tashmë punimet për ndërtimin e spitalit po vazhdojnë.
Bashkë me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore. Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve.
Investimet për kompletimin e infrastrukturës spitalore dhe pajisjeve mjekësore janë prioritet, jo vetëm për Spitalin në Ferizaj. Ne po bëjmë maksimumin në këtë drejtim, krahas rritjes së kapaciteteve testuese dhe furnizimet me barna.
Bashkë ia dalim!