Një person është raportuar i vdekur si pasojë e komplikimeve ndaj koronavirusit në 24-orët e fundit.
Në raportin e MSH-së, thuhet se 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Raporti i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 931 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.509 doza të vaksinës.
Deri më sot 783.074 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.482 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.048.
Në total numri i rasteve aktive është 492.