Sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shënohet Dita Botërore pa Duhan.
31 maji është Dita Botërore pa Duhan, OBSH dhe partnerët tjerë shënojnë këtë ditë, duke ngritur çështjen e shëndetit për rreziqet që lidhen me përdorimin e duhanit si dhe evokimin e politikave që reduktojnë konsumin e duhanit.
Kjo ditë në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë problem të shëndetit publik.
Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) duke përfshirë goditjet në tru, janë shkaktarët kryesor të vdekjeve në botë të cilat vrasin më shumë njerëz sesa çdo shkak tjetër vdekjeje në mbarë botën.
Epidemia globale e duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, prej tyre 900 000 janë ata të cilët nuk janë duhan pirës por të ekspozuar në duhan.
Pothuajse 80%, më shumë se një miliardë duhanpirësve në mbarë botën jetojnë në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.