Emri i Afrim Ismaili, çdo ditë e më shumë po njeh rritje artistike.
Megjithëse, për publikun shqiptar nuk është shumë emër i njohur nga tani, ai na vjen edhe si aktor filmi. Ai na zbulon se prurja më e re e kinematografisë shqiptare, është premiera e filmit “Dashuria s’mjafton”.
Gërshetimi i dramës, krimit, intrigave dhe dashurisë, në përputhje me ambientet e modernizuara shqiptare dhe evropiane, sjellin tek publiku shqiptar një panoramë të realitetit kohor.
Si përfaqësues të këtij projekti gjigantesk, regjisori i filmit Drilon Hoxha e drejtori i fotografisë Dashnor Asllani, rrëfejnë se kanë bërë një punë të shkëlqyer me përkushtim dhe të pa parë më herët në trojet shqiptare.
[embedded content]
Ndër shumë aktorë të tjerë, spikasin rolet e aktorit të madh Çun Lajçi, Bruno Shllaku, Guliem Radoja, Drilon Hoxha, Halil Kumova (aktori i njohur turk), Cun Lajqi,Dashnor Asllani, Shpat Kasapi, Xhelal Fera,Afrim Ismaili të tjerë.
Skenat e filmit u xhiruan në Paris, Holandë, Zvicër, Turqi, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Premiera e filmit do të jetë më 22 nëntor nëpër të gjitha kinematë e vendit.
Për veq këtij filmi Afrim Ismaili ka marrë pjesë edhe disa filma tjerë:
“Dashuria s’mjafton”-Drilon Hoxha
[embedded content]
“Istanbul Connetion”-Kenan Gurgurovc
[embedded content]
“Long Way Home”-Iber Deari
[embedded content]
“Sunrise”-Krenar Belegu
[embedded content]