36239672 1834557386590088 5979878598239059968 n 560x416 - Asfaltohet rruga “Driton Islami”

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt , Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Arben Halili me bashkëpunëtorë kanë inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Driton Islami”, rrugë kjo e rëndësisë vitale për qarkullimin në dalje të qytetit.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu duke e quajtur këtë investim, një investim strategjik dhe portë hyrëse e Ferizajt shprehu bindjen se në bazë të gjitha parametrave dhe intensitetit të punës që po zhvillohet nga operatori ekonomik, në një afat optimal do të përfundohet edhe ky projekt.

“Është një projekt që ka treguar se kemi pasur vizionin e duhur për Ferizajn, sepse Ferizaj kishte një dinamikë tjetër nga qytetet tjera dhe duke qenë kështu, ne me kohë kishim planifikuar, projektuar dhe kontraktuar projektet të cilat do t’i përgjigjeshin dinamikës së Ferizajt dhe sot ne praktikisht jemi këtu në një projekt tejet të rëndësishëm, projekti i hyrjes së Ferizajt që është porta kryesore, një projekt që fatkeqësisht është nisur herët por është dashur një kohë e gjatë për t’u përfunduar dhe ne jemi sot këtu për të bërë finalizimin e këtij projekti, jemi në pjesën e segmentit prej 2 kilometrash dhe shumë shpejt do të jetë edhe pjesa tjetër që lidhet me rrugën “Driton Islami”, për të përfunduar tërësisht projektin, të dy hyrje-daljeve kryesore të qytetit, asaj që vjen nga drejtimi i Shtimes, respektivisht i Prizrenit dhe nga drejtimi i Prishtinës, respektivisht Shkupit, një projekt që ka kushtuar afërsisht 5 milionë euro. Pas një kohe të gjatë, më në fund po përfundohet edhe ky projekt. Jam këtu që të faktoj edhe njëherë dhe për t’u zotuar para qytetarëve se projektet që kam nisur në vitin 2013 jo vetëm që do të përfundohen por do të fillojmë edhe projekte të tjera shumë të rëndësishme për Ferizajn” tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.