Ferizaj4 560x360 - Ferizaj i bashkohet Prishtinës dhe Dritës në çerekfinale të kupës

Kanë përfunduar tri ndeshjet e 1/8 të finales së Kupës së Kosovës, ndërsa ndeshja Besa – Vëllaznimi ka shkuar në vazhdime pas barazimit pa gola brenda 90 minutave të rregullt.
Padyshim, vëmendja ishte në rrafshin e Dukagjinit, ku u zhvilluan dy ndeshjet më interesante

Prishtina ka arritur të mposhtë skuadrën e Lirisë më lehtë ngaqë është pritur me rezultat 0:4. Golat për Prishtinën i shënuan Meriton Korenica, Ergyn Ahmeti dhe Basid Khalid.

Ferizaj arriti të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Kosovës, pas fitores së arritur ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1:2. Gola e në këtë ndeshje i shënuan Mirsad Idrizi dhe Qëndrim Dautaj, për Ferizajn

Në Gjilan u shënuan gjithsej 8 gola, ku Drita arriti të triumfojë ndaj Minatorit me rezultat 5:3. Të parët shënuan mysafirët, mirëpo Drita arriti të përmbys rezultatin dhe në fund të fitojë me një rezultat të thellë.

Ndeshja e vetme e cila nuk pati fitues në 90 minutat e rregullt ishte ajo mes dy skuadrave të Ligës së Parë, Besës dhe Vëllaznimit. Besa ishte ajo që kishte më shumë nga loja mirëpo, skuadra pejane nuk arriti të shënojë të paktën një gol për t’u kualifikuar.

Në penalti më i mirë u tregua Vëllaznimi që siguroi kualifikimin.

Nesër do të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera, ku do të përballen: Kika – Istogu, Dukagjini – Feronikeli, Ballkani – Gjilani, Trepça 89 – Flamurtari.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.