humanoidit sophia i eshte dhene viza roboti i pare qe pajiset me leje udhetimi video 560x416 - Humanoidit Sophia i është dhënë viza: Roboti i parë që pajiset me leje udhëtimi (Video)
humanoidit sophia i eshte dhene viza roboti i pare qe pajiset me leje udhetimi video - Humanoidit Sophia i është dhënë viza: Roboti i parë që pajiset me leje udhëtimi (Video)

Para se të fillojë turneun ndërkombëtar, humanoidit të çuditshëm Sophia që është krijuar në Hong Kong të Kinës, i është dhënë viza. Ajo bëhet roboti i parë, që pajiset me këtë leje udhëtimi.

Me të arritur në aeroportin e Bukusë së Azerbajxhanit, asaj i është dhënë viza elektronike para se të takohet me presidentin e Kaukazit, Ilham Aliyev, transmeton Telegrafi.

Sophia është shumë e popullarizuar në Azerbajxhan, ku do të jetë folësja kryesore në një konferencë për teknologji.

Për herë të parë, ky humanoid është paraqitur para dy vitesh, me aftësi të mahnitshme që ngjajnë me njeriun, pasi mund të flet, hapë dhe mbyllë sytë, shikon me bisht të syrit dhe bën qeshje djallëzore.

Por, mënyra elokuente e gjuhës dhe mimika e fytyrës, ka bërë që disa ekspertë të mendojnë se është ‘kukull që dirigjohet nga larg’.

“Zotëri president jam e lumtur që ju takoj, kultura e juaj më ka pëlqyer gjithmonë. Në Baku ka arkitekturë me stil unik, ndërtesa moderne dhe përparësi tjera teknologjike”, ka thënë Sophia, pas mirë pritjes prej presidentit Aliyev.

Në mënyrë kontroverse, ajo është bërë roboti i parë që i është dhënë e drejta ligjore, gjatë një aktiviteti në Arabinë Saudite.

Derisa ka disa aftësi mahnitëse, Sophia nuk ka vetëdije dhe është e paqartë se sa mundet algoritmi saj t’ia udhëheqë lëvizjet dhe të folurit. /Telegrafi/

[embedded content]