Organizata jo qeveritare INPO ka publikuar indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve të Ferizajt lidhur me shërbimet komunale në Ferizaj.
Ndërsa, shërbimet të cilat janë vlerësuar të kënaqshme nga qytetarët sipas INPO-s përfshijnë shërbimet administrative; ndriçimin publik; numrin e parqeve dhe shesheve; ujin e pijshëm; grumbullimin e mbeturinave; kanalizimi dhe aktivitetet kulturore të organizuara nga komuna.
Të dhënat tregojnë se qytetarët kanë vlerësime të ndryshme sa i përket performancës së organeve komunale. Të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e kryetarit të komunës prej kur e ka filluar mandatin janë 47.75% e qytetarëve kundrejt 16.66% e atyre që janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur.