auto v 1530705736 386515515307063331 560x384 - Mjekja nga Ferizaj shpëton turisten në Velipojë

Në kohën e verës të shpeshta janë lajmet për vdekjen e turistëve nëpër vendet bregdetare.

Këtë fat të keq nuk e kishte një grua nga Gjakova që po bënte pushime në Velipojë.

Ndonëse për disa minuta ajo ishte pa vetëdije për shkak të ujit të tepërt që i kishte hy në organizëm, fatmirësisht ka shpëtuar.

I gjithë rasti kishte ndodhur derisa ajo po qëndronte në det, më 30 qershor rreth orës 18:00.

Ndihmën e parë [reanimacion cardiopulmonar] gruas rreth të 70-ve ia ka dhënë, Majlinda Zeqiri, mjekja e përgjithshme e cila punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Mjekja Zeqiri, e cila ushtron këtë profesion që një vit, thotë se pavarësisht stresit dhe presionit që kishte nga njerëzit për rreth, ajo mundi ta kryej misionin e saj si mjeke – të shpëtojë jetë.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.