pasuria e lady gagas arrin shifrat e mbi 260 milione dollareve 560x416 - Pasuria e Lady Gagas arrin shifrat e mbi 260 milionë dollarëve

Lady Gaga ka lënë pas një periudhë të suksesshme dhe përveç turneve, ajo ka fituar shuma të mëdha parash duke u shfaqur në seriale të ndryshme televizive si dhe filma hollivudian. Pasuria e saj vlerësohet 265 milionë dollarë.

Megjithëse, ylli i muzikës pop ka shkëlqyer në aktrim, ajo shumicën e pasurisë e ka bërë në saje të turneut dy vjeçar (2009/11), ‘Monster Ball’.

Gjatë kësaj periudhe, pasuria e bukuroshes arriti në 227.4 milionë dollarë, por një pjesë të majme të majme e ka shpenzuar për personelin që e kanë përcjell në turne.

pasuria e lady gagas arrin shifrat e mbi 260 milione dollareve - Pasuria e Lady Gagas arrin shifrat e mbi 260 milionë dollarëve

Se ka talent të madh në aktrim e ka dëshmuar së fundi me rolin kryesor në filmin, “A Star is born”, në të cilin u shfaq edhe aktori Bradley Cooper, i cili u paraqit për herë të parë si producent.

Sipas mediave të huaja, ajo fitoi 36 milionë dollarë, e cila sipas standardeve të Hollivudit është shumë e ulët dhe konsiderohet si një dështim.

Lexo po ashtu:

Sa për albumin “Born This Way”, në javën e parë është shitur më shumë se një milion kopje, dhe Shoqata e Industrisë Diskografike të Amerikës ka njoftuar se këngëtarja vetëm ka fituar 61 milionë dollarë.

Ndryshe, në vitin 2010 biondina u bë drejtoreshë ekzekutive e kompanisë, ‘Polaroid’ dhe ka nxjerr në shtije linjat e veta kozmetike. /Telegrafi/