arrestimi1 560x416 - Policia arreston dy shtetas të huaj nën dyshimin për falsifikim të parave

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj në qytetin e Prishtinës nën dyshimin për falsifikim të parave.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar përkohësisht 4910 euro, 2848 dollarë amerikan dhe 440 lira turke.

Këta persona kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e bizneseve në Prishtinë duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarëve amerikan.

“Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat  dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara. Ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për procedurë të mëtejme.

sdsdsd1 - Policia arreston dy shtetas të huaj nën dyshimin për falsifikim të parave

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.