si ta di nese kam thyer ndonje kocke 560x416 - Si ta di nëse kam thyer ndonjë kockë?

Mund të keni kocka të thyera pasi ndonjë aksident siç është rrëzimi, ose pasi të jeni goditur nga ndonjë objekt.

Janë tri shenja të zakonshme të thyerjes së kockave (siç janë të njohura si frakturat):

⦁ Dhembjet
⦁ Ënjtjet
⦁ Deformimet

Sidoqoftë, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për t’u treguar nëse një kockë është e thyer ose e dal nga vendi, transmeton Telegrafi.

Nëse keni thyer ndonjë kockë, mund të keni këto përvoja:

⦁ Do të dëgjoni ose ndjeni një zhurmë të kërcitjes gjatë lëndimit.
⦁ Mund të keni lëndime, mavijosje, brishtësi përreth zonës së lënduar.
⦁ Mund të ndjeni dhembje kur vendosni peshën, e prekni, shtypni ose e lëvizni vendin e lëndimit.
⦁ Pjesa e lënduar mund të duket e deformuar- në pjesët e lënduara ashpër, kocka e thyer mund të jetë duke ngacmuar lëkurën.

si ta di nese kam thyer ndonje kocke - Si ta di nëse kam thyer ndonjë kockë?

Në këtë gjendje, mund të keni trullosje, dhe të ndjeni shumë dhembje ose të kuptoni që keni kocka të thyera.

Duhet të kërkoni ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur nëse mendoni se e keni thyer ndonjë kockë.

Nëse keni thyerje duhet të mbahet drejt dhe në një vend pjesën e lënduar, shpesh duhet ta mbani me mbajtëse, në pozicionin e duhur.

Nëse nuk e merrni trajtimin e duhur, mund të zhvilloni infeksion serioz ose deformime permanente. Dhe mund të zhvilloni probleme afatgjata me nyejt.

Është mirë mos të hani dhe pini asgjë nëse mendoni se keni thyer ndonjë kockë, dhe do t’ju duhet mpirje e tërësishme për të lejuar doktorin kontrolluar atë.

Të vjetrit dhe ata që kanë osteoporozës duhet të jenë të kujdesshëm, pasi që kockat e tyre janë të dobëta dhe mund të thyhen shumë lehtë. /Telegrafi/

R.Q.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.