Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj në një prononcim ka thënë se temperaturat minimale në vendin tonë do të luhaten nga -7 deri në -14.

Ai tregoi që në ultësira dhe në vendet kodrinore-malore mund të shkojë deri në minus 21 gradë celsius.

“Sasia e reshjeve të borës në ultësira do të arrijë deri në 10 centimetra, ndërsa në vende kodrinore-malore deri në 30 centimetra. Kjo gjendje është plotësisht në përputhshmëri me kushtet klimatike të vendit tonë”, ka thënë Tahirsylaj.

Sipas tij, temperatura vazhdon të jetë në ndikim të masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit, e këto masa siç thekson eksperti meteorologjisë, kanë veti të ndryshme fizike duke kaluar nëpër territorin e vendit tonë.

“Gadishulli ilirik ka shkallë të lartë të kondensimit që do të sjellë reshje bore edhe nga fundi i javës. Sasia e kripës e cila hedhet në rrugët automobilistike mund të reagojë deri nën -12 gradë celsius, prandaj do të ketë rreziqe për ata vozitës të cilët nuk iu përshtaten kushteve atmosferike dhe pozitës gjeografike të rrugëve”, shtoi tutje profesori universitar.

Sasia e borës që pritet të bjerë, sipas Tahirsylajt, ka një rëndësi të veçantë në kulturën bujqësore sepse ngrica do të jetë e pranueshme dhe nuk mund të dëmtojë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.