Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera:
Prishtinë 11 cm, Pejë 16 cm, Podujevë 34 cm, Mitrovicë 13 cm, Ferizaj 24 cm.
Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm”, njofton IHMK
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.