vjen episodi i pare i serialit o sa mire kids - Vjen episodi i parë i serialit “O Sa Mirë Kids”

Nga sot (e diel) ka nisur transmetimi i serialit më të ri, “O Sa Mirë Kids”.

Pasi përfunduan audicionet për protagonistët e rinj, u konfirmuar edhe fillimi i serialit që pritet të pëlqehet në veçanti nga moshat e reja.

Këtë të diel është transmetuar episodi i parë, të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

[embedded content]

“O Sa Mirë Kids” është një version i ri nga komedia e shumëpëlqyer televizive, “O Sa Mirë”.

Lexo po ashtu:

Në episodin e parë shikuesit do ta kenë mundësinë të njihen me protagonistët dhe njëherësh të qeshin me humorin e përgatitur nga skenaristët.

Ngjarja natyrisht se është e bazuar në përditshmërinë e fëmijëve tanë dhe jetën e tyre.

‘Llukmani’ dhe ‘Arbnori’ nga seriali “O Sa Mirë” paraqiten dhe përkujdesen për t’u uruar mirë se ardhje fëmijëve, kurse ata personalisht do të jenë pjesë e një edicioni tjetër të veçantë.

“O Sa Mirë Kids” transmetohet çdo të diel nga ora 10:00 e mëngjesit. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com