ddd 31 560x416 - Zjarri në marketin e Ferizajt, dy zjarrfikës dhe djali i pronarit kërkojnë ndihmë mjekësore

Ferizaj24, mbrëmë ka raportuar për një zjarr që kishte përfshirë marketin e njohur në Ferizaj “Mentori Center”.

Sot në raportin 24 orësh, policia e Kosovës ka njoftuar se nga ky incident kanë kërkuar ndihmë tre persona si pasojë e tymit.

“Raportohet se ne Qendrën Tregtare ka shpërthyer një zjarr. Të gjitha njësitet përkatëse kane dalur ne vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas pronarit te qendrës dyshohet se zjarri ka ardhur si pasoj e rrymës elektrike . Tretman mjekësor si pasoj e tymit kanë marrë tre meshkuj K-Shqiptarë ( dy zjarrfikës dhe djali i pronarit)”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte.


www.foxshop-ks.com