is 200316 coronavirus covid19 test 800x4501 560x416 - Lëshohen teste PCR të falsifikuara, arrestohet punëtori i poliklinikës në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka zhvilluar një aksion të përbashkët me Inspektoratin Shëndetësor në Ferizaj, pas informacioneve se në disa laboratorë mikrobiologjik në Ferizaj janë duke u lëshuar teste PCR SARS COV-19 në mënyrë të falsifikuar dhe kundërligjorë.

Gjatë këtij operacioni, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë kontrolluar dhe legjitimuar 4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj, dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësor ka vërtetuar se një nga testet PCR SARS COV-19 që është lëshuar, ka rezultuar të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar .

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.